Franca ka shpallur zi kombëtare treditëshe për viktimat e sulmit terrorist në qytetin e Nicës

Franca ka shpallur zi kombëtare treditëshe për viktimat e sulmit terrorist në qytetin e Nicës

Kryeministri i Francës, Manuel Valls,  ka shpallur zi kombëtare treditëshe në Francë. Më 16. 17 dhe 18  korrik flamujt kombëtarë francezë do të ulen në gjysmë shtizë. “Ne do t’i bëjmë ballë luftës që terrorizmi po na e imponon”, ka thënë Manuel Valls, për gazetën “Le Figaro”. Do ta zhvillojmë këtë luftë në bllok. E kemi pritur unitetin e kombit. Përgjigja e vetme duhet të jetë ajo e Francës së bashkuar”, ka thënë kryeministri francez, me rastin e sulmit terrorist në Nicë të Francës.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …