Richard Grenell reagon pas vendimit të Gjykatës kundër Xhek Smitit, në rastin e Trumpit, tani thotë është radha në rastin Thaçi

Ish-emisari për Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar pas fitores së Donald Trump në betejën ligjore kundër prokurorit, Jack Smith. Gjykata amerikane e shpalli emërimin e Smitit si anti-kushtetues, duke e kompromentuar rastin e tij kundër Trumpit. Jack Smith ishte gjithashtu prokurori që ngriti aktakuzën kundë Hashim Thaçit dhe krerëve tëUÇK-së. Grenell aludoi në mundësinë e lirimit të Thaçit, duke shkruar: Rasti i Jack Smith kundër Trump po shembet. Radha është te ti, Hashim Thaçi. Ky zhvillim vjen pas një vendimi të rëndësishëm gjyqësor që mund të ketë pasoja të mëdha për rastet e tjera të ndjekura nga Smith.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …