Faton Klinaku: Arrestimi i luftëtarit të lirisë, Dritan Goxhaj është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike

Faton Klinaku, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale. Në vend të kësaj, ai ka akuzuar ish-kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, Jack Smith, dhe disa shqiptarë për marrjen e miliona dollarëve nga Serbia dhe Rusia për të dëshmuar kundër UÇK-së. “Ndërmarrje e përbashkët kriminale është prokurori Jack Smith me shqiptarët që kanë marrë miliona. Nuk është UÇK, por janë këta që kanë marrë para nga Rusia e Serbia për me shpifë e me akuzu njerëz pa fakte,” tha Klinaku. Ai theksoi më tej se Gjykata Speciale nuk është formuar për të sjellë drejtësi, por për të dënuar ish-krerët e UÇK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Kurti po e ndan shoqërinë në “ne” dhe “ata”, kjo është sjellje totalitare

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe …