Kryeministri, Mustafa priti në takim analistin amerikan, Daniel Serwer

Kryeministri, Mustafa priti në takim analistin amerikan, Daniel Serwer

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim njohësin amerikan të Ballkanit, analistin politik Daniel Serwer. Në takim u bisedua kryesisht për proceset aktuale në vend si dhe zhvillimet rajonale. Kryeministri Mustafa foli për të arriturat e deritashme, veçmas në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe fuqizimin e shtetit ligjor. Ai përmendi me theks të veçantë edhe përqendrimin e Qeverisë në forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, sidomos për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Në anën tjetër, Daniel Serwer vlerësoi përparimet e arritura në Kosovë, duke përgëzuar kryeministrin Mustafa për menaxhimin e suksesshëm të çështjeve të rëndësishme shtetërore që janë zhvilluar në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …