Rexhep Selimi

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka mbetur e pakënaqur, me një vendim të Gjykatës, në favor të Rexhep Selimit

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagëska mbetur e pakënaqur, me një vendim të Gjykatës,  pavarësisht në shumë vendime, trupi gjykues vendos në favor të Zyrës kësaj radhe një vendim i gjyqtarëve nuk shkoi në favor të Prokurorisë. Fjala është për dëshminë e dëshmitarit W04846, dhe disa prova që ndërlidhen me këtë dëshmitar, i cili e akuzoi direkt Rexhep Selimin për kryerjen e disa krimeve. Dëshmitari paraqiti disa prova duke e akuzuar direkt Rexhep Selimin për një vrasje të supozuar, dhe një rrahje dhe vrasje të një individi tjetër. Megjithatë, trupi gjykues refuzoi këto prova, pasi u konstatua se nuk janë të përfshira në aktakuzë dhe si rezultat nuk duhet të pranohen, raporton Nacionale. Prokuroria e Hagës ka mbetur e pakënaqur nga ky vendim dhe ka kërkuar që t’i drejtohet Gjykatës së Apelit. Megjithatë, edhe kjo kërkesë i shkoi huq, pasi trupi gjykues rrëzoi kërkesën.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …