Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata e Speciale në Hagë ka marrë pushim veror dhe ka pezulluar të gjitha seancat për një muaj

Gjykata e Speciale në Hagë, ka marrë pushim veror dhe ka pezulluar të gjitha seancat për një muaj. Avokatët dhe njohësit e sistemit të drejtësisë shprehin shqetësim për zvarritjet e shumta në procesin gjyqësor, në rastet e pretenduara penale kundër Hashim Thaçit,  Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep  Selimit. Avokati, Taulant Hodaj thekson se procedurat po zhvillohen shumë ngadalë dhe sugjeron që gjykimi i shkallës së parë mund të përfundojë vitin e ardhshëm nëse prokuroria dhe mbrojtja arrijnë marrëveshje për përshpejtimin e procedurave. Instituti i Kosovës për Drejtësi kritikon planifikimet jo të duhura të Prokurorisë së Speciales dhe mbrojtjes, duke theksuar se zvarritjet po dëmtojnë procesin. Astrit Kolaj nga IKD-ja  paralajmëron se përshpejtimi i procesit nuk duhet të ndikojë në cilësinë e vendimeve gjyqësore. Seancat gjyqësore pritet të rifillojnë më 19 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …