Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, me të rinj të kësaj partie vizituan disa nga ish-bazat e UÇK-së nëpër Kosovë

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me Rininë e kësaj partie dhe të rinjtë nga diaspora, kanë vizituar ish-bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër Kosovë. Gjatë vizitës në bazën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likovc të Skënderajt, Reçica theksoi rëndësinë e lavdisë së përjetshme të luftës së UÇK-së. “Lavdia e luftës së UÇK-së është e përjetshme. Historia është shkruar nga njerëzit më të devotshëm të atdheut për t’u mos u rishkruar kurrë më,” deklaroi Reçica. Vizita synonte të nderonte dhe kujtonte sakrificat dhe kontributin e ushtarëve të UÇK-së në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …