Këshilli i BE-së ka vazhduar mandatin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga Këshilli i BE-së përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare. Miroslav Lajçakut, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim. Emërimi i tij fillestar u bë më 2 prill 2020. Më herët, Lajçak ishte nominuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borrell, për ambasador të Bashkimit Evropian në Zvicër.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				