Elbert krasniqi

Ministri, Elbert Krasniqi deklaron se nuk ka ndryshuar qëndrimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket çështjes së Urës së Ibrit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaron se nuk ka ndryshuar qëndrimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket çështjes së Urës së Ibrit. Ai ka thënë se ka nevojë për më shumë bashkëpunim ndëretnik dhe jo për ndarje. Ndërsa shton se urat janë për t’i bashkuar qytetarët dhe jo për t’i ndarë ata. Megjithëse nuk jep ndonjë datë se kur mund të hapet kjo urë, thotë se hapja e saj do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë e kam parë edhe si ministër që është bërë publike një deklaratë nga zyra e kryeministrit, pas takimit që ka pas me ambasadorin e BE-së, dhe ambasadorë e QUINT-it dhe ku është diskutuar kjo çështje. Krejt çfarë mund të them, është qëndrimi që liria e lëvizjes nuk duhet të ketë përkufizime në asnjë aspekt, as në territorin e Republikës së Kosovës, por edhe më gjerë. Koncepti i lirisë së lëvizjes së qytetarëve është ai i cili duhet të na udhëheq dhe secila mundësi që qytetarët të komunikojnë është e mirëseardhur. E gjitha që ka rëndësi është kjo, përfitojnë të gjithë”, thotë, Elbert Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …