Ganimete Musliu

Deputetja, Ganimete Musliu, bën të ditur se minatorët e Trepçës nuk i kanë marrë pagat e tyre, qe dy muaj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu,  bën të ditur se minatorët e Trepçës tregon  nuk kanë marrë pagat e tyre qe dy muaj. Ajo  kritikoi ashpër qeverinë, duke theksuar se ndërsa krerët e shtetit ndodhen  në Francë, minatorët po përballen me kushte të vështira dhe mungesë të të ardhurave. Ata krahas punës së përditshme në kushte shumë të vështira, me muaj të tërë po ballafaqohen edhe me mungesë të pagës mujore. Askush nuk flet për ta, askush nuk i mbron ata, askujt nuk i intereson vuajtja dhe djersa e tyre. Sa vlen mundi i minatorit? Sa vlen djersa e punëtorit? A ju intereson se a kanë bukë për familjet e tyre? ka pyetur në një postim të saj, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Nëse fiton autoritarizmi, qytetarët do ta pësojnë

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se nëse në Kosovë fiton, siç e quajti ai, …