Abelard Tahiri

PDK-ja do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale për të hetuar aferën e manipulimit me tekstet shkollore nga Qeveria

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se vendimi i deputetëve të shumicës për zëvendësimin e kryetarit dhe zëvendës-kryetarit nga radhët e opozitës të Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, është i paligjshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit. Ai ka theksuar se në panikun e gjetjeve të deritanishme të komisionit, kjo mbledhje është zhvilluar pa i njoftuar deputetët e opozitës për mbajtjen e saj. PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale për të hetuar aferën korruptive të manipulimit me tekstet shkollore. “Si grup parlamentar iniciues të këtij Komisioni Hetimor, vendimin e sotëm të deputetëve të shumicës parlamentare e konsiderojmë jo vetëm të paligjshëm, por atak të drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit si përfaqësues i popullit, vendim i cili, në të njëjtën kohë është edhe një provë shtesë se pse pushteti i frikësohet hetimit të kësaj afere dhe pse ka vendosur që në mes të procesit t’a bllokojnë këtë komision”.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …