Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Gjykata Speciale: Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim për mbrojtje të ligjshmërisë, në rastin e Salih Mustafës

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka  njoftuar se Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Salih Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila u paraqit pas lëshimit të aktgjykimit të Apelit në çështjen e tij. Në njoftim, thuhet se në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë, Salih Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit. Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin  22 vjet burg.  Paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …