Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Deputetja, Rrezarta Krasniqi, kritikon kryeministrin Kurti për situatën që ka krijuar me minatorët

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Kryeministrit Albin Kurti pas situatës së fundit me minatorët. Ajo ka akuzuar Kurtin për udhëheqjen e luftës me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Shkon një herë, bëhen gjurma, dy tri herë bëhet udhë. Kryeministri Kurti e ka bërë udhë luftën me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Pikërisht mashtruesi Kurti për vite me radhë gënjente se do të qëndroj afër sindikatave dhe punëtorëve, por me ardhjen në qeveri, ai i luftoi ata me kërcënime dhe shantazhe, e tani edhe me paga. Ky njeri po shkatërron gjithçka që kemi ndërtuar për vite me radhë dhe tash Trepça dhe minatorët janë caku i radhës. Ndoshta për ju dhe milionerët rreth jush Kryeministër nuk ka rëndësi paga, por për minatorët është vet ekzistenca e tyre dhe familjes. Turp Kryeministër është shprehur deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …