Kurz

Kurz: Turqia nuk ka vend në Evropë nëse e rikthen vendimin me vdekje

Edhe ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz është shprehur kundër masave drakonike që po merren në Turqi kundër kundërshtarëve të regjimit. Në një prononcim për mediet austriake, Kurz duke komentuar paralajmërimet e Erdoganit për rikthimin e dënimit me vdekje, ka thënë se shtetet me praktika të tilla nuk kanë vend në BE. “Bashkimi Evropian duhet që t’i caktoj kufij të qartë presidentit Erdogan. Kush prezanton dënimin me vdekje nuk ka vend në Evropë”, ka thënë Kurz.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …