Ndërroi jetë politikani dhe aktivist i shquar i çështje shqiptare, me origjinë arbëreshe, Mario Brunetti

Ka ndërruar jetë, politikani italian me origjinë arbëreshe. Mario Brunetti, i njohur për mandatin e tij të gjatë si deputet në Parlamentin Italian dhe për kontributin e tij të çmuar në ruajtjen e identitetit dhe kulturës arbëreshe. Gjatë karrierës së tij politike mbrojti me fakte  kauzën e Kosovës dhe kontribuoi në avancimin e njohjes së të drejtave të shqiptarëve në Itali, ishte një intelektual dhe politikan i shquar. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i pavarësisë së Kosovës dhe i mbështeti përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të saj që nga fillimet e viteve 1990. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka nderuar figurën e Brunettit, duke e quajtur ndarjen e tij nga jeta një “humbje të madhe për shqiptarët”. Hoxhaj vuri në dukje se kontributi i Brunettit në mbrojtjen e kauzës shqiptare dhe ruajtjen e kulturës arbëreshe do të kujtohet dhe vlerësohet gjithmonë. Mario Brunetti ishte një mbështetës  i ligjit të veçantë të miratuar nga Parlamenti Italian për njohjen e komunitetit arbëresh si pakicë gjuhësore historike, një arritje që kontribuoi në ruajtjen e identitetit dhe të  kulturës së arbëreshëve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …