Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, në Amerikë, Ilhan Omar, fitoi zgjedhjet paraprake të demokratëve në shtetin, Minnesota

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, në Amerikë, Ilhan Omar, fitoi zgjedhjet paraprake të mbajtura nga demokratët në shtetin Minnesota, edhe pse donatorët pro-izraelitë  mblodhën mijëra dollarë donacione për ta ndikuar që ajo të humbiste zgjedhjet, transmeton Anadolu. Omar, anëtarja e parë muslimane me shami që hyri në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të vitit 2018, në zgjedhjet paraprake luftoi kundër ish-anëtarit të Këshillit të Qytetit të Minneapolis, Don Samuels. Omar fitoi zgjedhjet paraprake me 13.3 pikë ndaj kundërshtarit të saj, Samuels. Në deklaratën e saj pas përcaktimit të rezultateve, Ilhan Omar deklaroi se mbështet kandidaten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Kjo fushatë ishte një nga fushatat më të shëmtuara, më të neveritshme kundër meje që kam parë personalisht ndonjëherë. Ne kishim një kundërshtar që ishte i gatshëm të bashkëpunonte me nazistët e vërtetë për të na mundur ne”, tha zonja Omar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …