Organizata "Demokraci Plus" ka publikuar raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për periudhën janar-qershor 2024

Organizata “Demokraci Plus” ka publikuar raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për periudhën janar-qershor 2024

Organizata ‘Demokraci Plus’ (D+) ka publikuar raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për periudhën janar-qershor 2024. Sfidat me të cilat u përball OShP-ja në vitin 2024 janë vonesa në vendimmarrje, kryesisht për shkak të një bordi të pakompletuar dhe mungesës së stafit, mungesa e konsistencës në vendimmarrje, gabime të ekspertëve dhe pamjaftueshmëri në transparencë. Monitoruesit gjatë kësaj periudhe kanë vërejtur se njëra ndër sfidat e vazhdueshme mbetet vonesa në vendimarrje. Në total nga 367 vendimet e marra, OShP gjatë kësaj periudhe kishte nxjerr vetëm 122 vendime brenda afatit ligjor. Në një rast OShP, ishte vonuar 144 ditë deri në nxerrjen e vendimit ani se sipas Ligjit të Prokurimit Publik nga OShP-ja kërkohet që të nxjerrë vendime brenda 34 ditëve

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …