Arian Zeka

Raportet jo të mira ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Amerikës po ndikojnë edhe në investimet e huaja, thotë Arian Zeka

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka ka thënë se raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës Amerikës po ndikojnë edhe në investimet e huaja. Kemi raste kur kompanitë  amerikane i shmangen bashkëpunimit me kompani nga Kosova për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në dy tri vitet e fundit dhe kjo sërish për shkak të tensioneve në veri të vendit. Pasiguria juridike dhe fizike që përçohet nga vendi ynë kanë ndikim në marrjen e investimeve të huaja meqë janë faktorë të rëndësishëm dhe merren parasysh nga investitorët potencial. Ai ka thënë se arritja e një marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte në dobi edhe të investimeve nga jashtë, ndërsa e ka vlerësuar jetik koordinimin e qeverisë me aleatët ka saktësuar, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …