BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ushtarit të UÇK në Serbi

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇKsë Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup.  Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vazalët e të preferuar të VMROsë, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar.  Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij. Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeçarëve në qeveri po i rrezikon ish ushtarët e UÇK-së.  Poshtërimi i shqiptarëve është alarmant dhe skandaloz.  VazaLEN-ët po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë dhunimin e Presidentes Osmani dhe arrestimin e Blerim Ramadanit, të gjitha me urdhër të drejtpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …