leoni

Austria po përballet me vështirësi të shumta për shkak të shirave të dendur

Austria po përballet me vështirësi të shumta për shkak të shirave të dendur në disa rajone. Mediet atje njoftojnë se gjendja është më e rënduar në rajonin e Alpeve dhe në kryeqytetin Vjena, shumë rrugë të së cilës janë mbuluar nga uji që ka vërshuar. Kjo ka bërë që ndërpritet transporti rrugor dhe hekurudhor ndërkohë që kanë filluar raportimet për dëmet e shkaktuara nga këto reshje të dendura. Nga raportimet e medieve në Austri mësohet se ka pasur qindra thirrje të shërbimeve emergjente për shkak të nevojave të shumta për të marr ndihmë. “Stuhitë e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë pjesë të Austrisë,” ka shkruar kancelari austriak Karl Nehammer në platformën X.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …