OSBE dhe PZAP përmirësojnë qasjen e personave të verbër në procedurat zgjedhore

OSBE-ja ka reaguar pas dorëheqjeve në bordin e Radio Televizionit të Kosovës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka reaguar pas dorëheqjeve në bordin e Radio Televizionit të Kosovës, duke kërkuar emërim të shpejtë të të rinjve dhe të drejtorit të përgjithshëm të transmetuesit publik. Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtarja e bordit, Arta Berisha. të cilët dhanë dorëheqje u përgëzuan nga OSBE-ja për shërbimin dhe përkushtimin e tyre ndaj transmetuesit publik. Organizata theksoi rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës “për ruajtjen e besimit të publikut në RTK dhe përkushtimin e saj për raportim të paanshëm dhe të përgjegjshëm mediatik dhe transmetim publik”. OSBE kërkon që emërimi i anëtarëve të bordit dhe drejtorit të përgjithshëm të RTK-së të jetë “transparent dhe i bazuar qartë në merita”. RTK-ja momentalisht është pa drejtor të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albinot Maloku; Kosova ka pasur lloj-lloj ministri, por asnjëherë nuk ka parë një dështim të tillë si ky ‘dangalli’ i Ministrisë së Financave

Albinot Maloku: Kosova po humb besueshmërinë në arenën ndërkombëtare dhe po rrezikon të mbetet pa fondet e BE-së

Njohësi i rrethanave politike në vend, Albinot Maloku ka tërhequr vërejtjen se Kosova po humb …