Analisti Daniel Server ka deklaruar se amerikanët dhe evropianët gjithmonë flasin për koordinim, ndërsa autoriteti sovran në Kosovë mundet të zgjedh, të ofrojë këtë koordinim ose të mos e ofrojë. “Çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme: hapja e urës apo marrëdhënia me amerikanët dhe evropianët. Serwer tha se në këtë situatë Kosova ka nevojë që të përmirësojë marrëdhëniet me amerikanët dhe evropianët. Nuk di se çfarë është më e rëndësishme se kjo, ka disa ura të hapura tashmë dhe gjithsesi i përket autoriteteve në Prishtinë ta bëjnë këtë por përmirësimi i marrëdhënieve me amerikanët dhe evropianët është gjë shumë e rëndësishme për Kosovën”, tha Serwer. Ai shtoi se autoritetet në Kosovë kanë të drejtë të marrin vendim për çështje të tilla, por ky vendim sipas tij, i posaçëm duhet të peshohet me opsionet tjera dhe dobitë që i sjellë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
