Në një sondazh të ri kombëtar nga Washington Post, ABC News dhe Ipsos, konfirmohet se Zëvendës-presidentja amerikane, Kamala Harris, mbanë një epërsi të ngushtë në garën për kryetar të Amerikës ndaj ish-presidentit, Donald Trump. Bëhet e ditur se midis votuesve të regjistruar në mbarë vendin, zonja Kemala Harris ka marrë 49% mbështetje, ndërsa Donald Trump rreth 45%. Me kandidatët e pavarur dhe të palëve të treta, Harris ka 47% mbështetje ndaj Trumpit me 44%, Robert Kennedy me 5% dhe asnjë kandidat tjetër mbi 1%. Sondazhi shënon një përmirësim të madh në nivelin e kënaqësisë së amerikanëve me zgjedhjet e tyre për president të vendit, që përpara se zonja, Harrisi të bëhej kandidatja demokrate, me 44% tani që thonë se janë të kënaqur me opsionet e tyre krahasuar me 28% që ndiheshin kështu në fillim të korrikut.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …