Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shtrirja e sovranitetit në veri nuk bëhet me forcë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shprehur kritika të ashpra ndaj qasjes së Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të demonstruar kontrollin në këtë pjesë të territorit, mungesa e strukturave të rregullta shtetërore si prokuroria, gjykata dhe policia, dëshmojnë mungesën e sovranitetit të vërtetë. Enver Hasani i etiketoi përpjekjet për të shtrirë sovranitetin përmes forcës së aparatit shtetëror si të rrezikshme dhe naive. Ai kritikoi idenë se hapja e urës mbi lumin Ibër mund të konsiderohet si tregues i shtrirjes së sovranitetit, duke e quajtur këtë qasje absurde. Sipas tij, sovraniteti nuk shprehet me veprime të tilla simbolike, por përmes shtrirjes së funksioneve thelbësore të shtetit, si taksat dhe rendi publik, në të gjithë territorin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …