Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë po konsiderohet të jetë mesazh paralajmërues për autoritetet, në Prishtinë  

Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë po konsiderohet të jetë mesazh për autoritetet vendore. Analistë e ekspertë të sigurisë  theksojnë se shefi i inteligjencës amerikane ka kërkuar qasje serioze në zbatimin e asaj çfarë kërkohet tash e sa vjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, Kurti do të detyrohet ta ndryshojë qasje në raport me partnerët ndërkombëtarë. Profesori universitar dhe politologu, Dritëro Arifi thotë se vizita e shefit të CIA-s në Ballkan, është porosi që të mos lejohet ndikimi i shteteve të treta, si Rusia e Kina. Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Faik Basha konsideron se vizita e drejtuesit të inteligjencës amerikane do e ndihmojë vendimmarrjen amerikane për të krijuar ide më të qartë për situatën në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …