Izraeli ndërmori sulme ajrore, vrastare, në jug të Libanit

Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, Izraeli ndërmori sulme ajrore, vrastare  në jug të Libanit. Autoritetet izraelite kanë thënë se sulmi është bërë për ta parandaluar një sulm nga Libani brenda territorit të Izraelit. Po këto autoritete kanë thënë se si rezultat ë këtyre sulmeve parandaluese, janë rrëzuar disa raketa të lëshuara nga Libani drejt Izraelit. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në fillim të një takimi të kabinetit të tij theksoi se ushtria izraelite i ka rrëzuar “mijëra raketa të cilat ia kishin mësyrë veriut të Izraelit”. Nga ana tjetër, Hezbollahu, që vepron në Liban, ka thënë se sulmi i tij i planifikuar kundër Izraelit për të dielën “është kompletuar dhe përmbushur”. Radio Evropa e Lirë shkruan se një shkëmbim kaq i madh i sulmeve mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah kërcënon nxitjen e një lufte të përgjithshme në Lindjen e Mesme, në të cilën mund të zhyten edhe Shtetet e Bashkuara, Irani dhe grupet militante në këtë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …