Rusia ka ndërmarrë një sulm ushtarak në shkallë të gjerë, kundër Ukrainës

Rusia ka ndërmarrë një sulm ushtarak në shkallë të gjerë, kundër Ukrainës

Autoriteti shtetëror i energjisë i Ukrainës njoftoi se po aplikon ndërprerje emergjente të energjisë pas një sulmi masiv me dronë dhe raketa nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase më 26 gusht. Kryetari i Kievit, Vitali Klitçko, tha se furnizimi me ujë dhe energji elektrike në disa pjesë të kryeqytetit është ndërprerë, ndërsa Rusia nisi sulmin e saj në shkallë të gjerë. Në një mesazh, zyra e presidentit të Ukrainës, Vladimir  Zelensky, dënoi siç e quajti ai “dëshirën e Rusisë për të shkatërruar sektorin” ukrainas të energjisë dhe premtoi se kjo “do t’i kushtojë shumë Rusisë”, përfshirë infrastrukturën e saj. Ndërkohë, shefi i stafit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak, u bëri thirrje aleatëve të Kievit ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët, me të cilat e ka furnizuar Perëndimi për të kryer sulme me rreze të gjatë kundër Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …