Kryeministri, Albin Kurti njofton se do të rritet numri i inspektorëve të tregut nga 15 sa janë aktualisht në 42 inspektorë

Ardian Kastrati: Qytetarët jetojnë në varfëri, ndërsa Albin Kurti shpalos lavde për notin në Ujman

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka komentuar  rezultatet  statistikave botërore ku  Kosova është renditur si vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës. Ai  ka thënë se qytetarët me xhepin bosh mbesin peng të premtimeve të paplotësuara të Kurtit. Ata janë peng të valëve retorike të Kurtit për notin në Ujman e të cilat ai i ngrit mbi ëndrrat e tyre të zbehura. Qytetarët jetojnë në mes të thatësirës së varfërisë, ndërsa Kurti shpalos fjalime të mëdha e lavde për notin në Ujman e urën në Mitrovicë. Në Kosovën e zhytur më varfëri valvon flamuri populist i Kurtit i ngritur në rrënojat e ëndrrave e zemrave të thyera të rinisë kosovare ka shkruar, Ardian Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …