Euro

Në vendet e Bashkimit Evropian, Shqipëria radhitet e parafundit për pagën minimale, duke lënë pas vetëm Kosovën

Në vendet e Bashkimit Evropian, Shqipëria renditet e parafundit për pagën minimale, duke lënë pas vetëm Kosovën. Sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat dhe që janë përpunuar nga Radio Evropa e Lirë, vendi ynë e ka pagën minimale 399 euro, ndërsa Kosova 350 euro. Më lart se Shqipëria renditen fqinjët e tjerë, si Serbia me pagë minimale 544 euro, Mali i Zi 533 apo Maqedonia e Veriut 542 euro. Shteti që kryeson Evropën me pagën më të lartë është Luksemburgu me 2571 euro, i ndjekur nga Holanda me 2134 euro, Belgjika 2070 euro, Gjermania me 2044 euro dhe 1767 euro. Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …