I emëruari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin sot do të qëndrojë për vizitë në vendin tonë

I emëruari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin sot do të qëndrojë për vizitë në vendin tonë. Ambasada Gjermane në Kosovë njofton se emisari nga Gjermania, Sarrazin do të ketë takime zyrtare, mirëpo nuk ka dhenë informacione se me kë do të takohet. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane. Më tej saktësohet  se konferenca e tij për media do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …