Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Arian Zeka: Njoftimi për pagën minimale është populist dhe në kundërshtim me ligjin

Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka shprehur kritika të ashpra ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për pagën minimale. Ai ka theksuar se ky vendim bie në kundërshtim me legjislacionin ekzistues dhe e ka cilësuar atë si një shembull të populizmit të papërgjegjshëm. Vendimi për pagën minimale është një pjesë e një trendi më të gjerë populist që ka përfshirë edhe Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.  Arian Zeka, vlerëson se këto masa janë nxitur më shumë nga reagimet e mediave se sa nga konsideratat e shëndosha politike. Njoftimi i sotëm është në kundërshtim me ligjin që është bërë. ATK detyrohet të zbatojë ligjin, por unë kontestoj faktin se ATK-ja duhet të zbatojë një ligj që përcakton pagën minimale.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …