James O’Brien: I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka dënuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri. Në reagimin e tij për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale serbe në nga Policia e Kosovës, ai ka vlerësuar se Amerika  është e shqetësuar me këto veprime të pakoordinuar me aleatët. Diplomati amerikan ka shkruar se këto janë veprime provokuese, të cilat ndikojnë negativisht në partneritetin në mes të dy vendeve, për shkak se janë  veprime të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë, ka saktësuar diplomati amerikan, James O’Brien.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …