NATO është shprehur e zhgënjyer nga aksioni i së premtes nga autoritetet e Kosovës në veri, kundër strukturave paralele serbe. Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, ka thënë se veprimet ishin të pakoordinuara. Jemi shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës që nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë”, ka shkruar, zyrtarja Farah Daklallah, e cila ka sqaruar se KFOR-i është i përgatitur për mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Ajo ka bërë thirrje për shtendosje dhe angazhim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit
Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
