Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Fushata në veri është pjesë e një loje elektorale të Albin Kurtit dhe nuk adreson problemin e strukturave paralele

Policia e Kosovës ka filluar të premten një aksion për mbylljen e disa objekteve të strukturave paralele në komunat veriore të vendit. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka konfirmuar mbylljen e pesë komunave paralele që operonin në atë zonë. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar lidhur me këtë aksion, duke vlerësuar qëndrimin e ambasadave përkatëse si të arsyeshëm dhe të domosdoshëm për të ardhmen e Kosovës.  Këto struktura paralele paguhen rregullisht nga Serbia, njëjtë si disa forca të policisë që janë aktive në atë zonë. Kjo fushatë është pjesë e një loje elektorale nga Albin Kurti dhe nuk adreson thelbësisht problemin e strukturave paralele,” tha Haliti.  “Ura e Ibrit duhet të hapet me marrëveshje ndërmjet komunave të Mitrovicës dhe jo me masa ndëshkuese që do të preknin qytetarët e Kosovës,” përfundoi Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …