Vijnë reagime gjithnjë e më të ashpra nga Amerika dhe BE-ja pas aksionit të pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës, në veri

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele në veri të Kosovës u prit  me kritika të ashpra  nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat këtë   veprim e konsiderojnë  si të pakoordinuar dhe të rrezikshëm për sigurinë. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën, Xhejms O’Brajen, i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë përpara se të ndërmarrë veprime që mund të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy shteteve. Lidhur me këtë rast Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi qëndrimin e Kurtit ndaj aleatëve, duke paralajmëruar për një izolim të mundshëm të Kosovës si rezultat i këtyre veprimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …