Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi lidhur me një fotografie që e ka publikuar kryeministri Albin Kurti

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka reaguar kundër  një fotografie që e ka publikuar kryeministri ,Albin Kurti, pas takimit me gjeneralin e FSK-së, Bashkim Jashari, dhe dy ministra të Qeverisë së tij. Haradinaj ka thënë se i vjen shumë keq që e sheh komandant, Bashkim Jashari në një fotografi të tillë, duke rikujtuar deklaratën e ministrit Murati për pagesën e mercenarëve. Gjithashtu kreu i AAK-së, kryeministrin e ka quajtur kryemashtrues. Kam shumë respekt për komandantin Bashkim Jashari. Më vjen keq që komandant Jashari është në atë foto. Ministri i Financave në një rast ka thënë se më mirë i kish ra Kosovës me pagu mercenarë të huaj  sesa veteranë. Në atë foto gjendet   krye-mashtruesi, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …