Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit me një paradë ushtarake në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Spruds

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit me një paradë ushtarake në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Spruds

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Letoni, zhvilloi një vizitë në komandën e Grupit të Betejës në Kamp Adazhi, ku edhe rikonfirmoi angazhimin për shtimin e kontributit ushtarak të Shqipërisë në përputhje me nevojat e NATO-s.  Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u prit me një paradë ushtarake në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Spruds, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Leonids Kalniņsh.  Bajram Begaj, zhvilloi një takim me drejtuesit e Kamp Ādazhi, ku janë të dislokuar Divizioni Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka, si dhe Grupi i Betejës së NATO-s, në kuadër të prezencës së përparuar që drejtohet nga Kanadaja. Ai vlerësoi përkushtimin e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …