Miroslav Lajcak

Miroslav Lajçak nuk do të emërohet ambasador në Zvicër dhe në Lihtenshtajn

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bernë ka njoftuar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk do të emërohet ambasador në Zvicër dhe Lihtenshtejn, siç ishte planifikuar. Sipas delegacionit të BE-së, kjo ndryshoi për shkak të “zhvillimeve të paparashikuara.” Mandati i ambasadorit aktual, Petros Mavromihalis, është zgjatur deri më 31 gusht 2025. Ndërkohë, Lajçak do të vazhdojë mandatin e tij në dialogun Kosovë-Serbi deri në janar të vitit të ardhshëm, përpara se të shqyrtohen rolet e tij të ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …