SBASHK

SBASHK-u kërkon që urgjentisht të rritet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30 për qind dhe të hyjë në zbatim nga shtatori 2024

Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se i kanë dërguar shkresë zyrtare kryeministrit Albin Kurti dhe ministres, Arbërie Nagavci me kërkesat që urgjentisht të rritet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30 për qind dhe të hyjë në zbatim që nga shtatori i këtij viti. Në një njoftim për media, SBASHK thekson se vazhdon takimet konsultative me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve, duke analizuar realizimin e detyrave konkrete në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala e koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, kanë informuar përfaqësuesit e të punësuarve në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete, se duke realizuar detyrat nga takimet paraprake më 3 shtator i kanë dërguar shkresë zyrtare kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci me kërkesat që urgjentisht të ngritet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30% dhe të futet në zbatim që nga shtatori i këtij viti”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …