Autoritetet komunale të Vitisë në krye me kryetarin Sokol Haliti, drejtues të KFOR-it amerikan dhe qytetarë të kësaj komune, kanë ndezur qirinj tek obelisku i ish Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në Viti.
Ata kanë nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 Shtatorit të vitit 2001, ku u sulmuan kullat binjake në New York të SHBA-ve dhe institucione të rëndësishme të këtij shteti, në të cilin humbën jetën mijëra njerëz.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
