Kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që po mbahen në New York

Kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që po mbahen në New York. Ai  është shprehur i lumtur për ftesën që ka pranuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe. Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së i cili njëherit do të jetë edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga partia e tij, ka thënë se këto dy ditë në këtë ngjarje të madhe po i shfrytëzon për bashkëbisedime e njohje të reja me miq të Kosovës. “Lutjet e mëngjesit bashkojnë njerëz më ndikim nga e gjithë bota dhe është mundësi e mirë për të riafirmuar pozicionin e vendit tonë si shtet i rreshtuar në krah të miqve tonë perëndimor”, ka shkruar ndër të tjera, Patriot Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …