leoni

Sot në orën 16:30 në hapësirat e Sallës së Kuqe, fillon Edicioni i Shtatë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Sot fillon Edicioni i Shtatë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, e cila mbledhë krerë institucionesh, organizata të shoqërisë civile dhe ekpsertë në fushën e mjedisit dhe agjendës së gjelbër. Edicioni i ri do të fillojë sot nga ora 16:30 në hapësirat e Sallës së Kuqe, dhe do të vazhdojë deri me 20 shtator në forume diskutimi të ndara dhe aktivitete në terren. Në hapje të edicionit do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Ministrja gjermane për Klimën, Anna Lührmann dhe Zëvends shefja e Zyrës së BE-së, Eva Palatova si folës kryesorë në këtë ngjarje.

Në edicionin e shtatë të këtij eventi do të organizohen panele të shumta ku ekspertët do të flasin për veprimin për klimën, përkushtimin e Qeverisë së së Kosovës dhe trendet botërore për këtë temë. Mes aktiviteteve të shumta, do të organizohen eksporta me fotografi, vizita studimore dhe ndarjen e cmimit për raportimin me të mirë gjelbër Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Ekonomisë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).

Kontrolloni gjithashtu

Në një vjetorin, e ndarjes nga jeta, do të përkujtohet Shaban Abazi, ushtarë i UÇK-së dhe UÇPMB-së

Në një vjetorin, e ndarjes nga jeta, do të përkujtohet Shaban Abazi, ushtarë i UÇK-së …