Ministri, Ejup Maqedonci, njoftoi se 20 kadetë të rinj të FSK-së, kanë filluar trajnimet e tyre si oficerë të ardhshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se 20 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë filluar sot trajnimet e tyre si oficerë të ardhshëm. Maqedonci shprehu krenarinë e tij për rritjen dhe zhvillimin e ushtrisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e kësaj etape për kadetët e rinj dhe për kapacitetet profesionale të ushtrisë. Po filloni një etapë të rëndësishme në jetën tuaj, që do të sfidojë si forcën tuaj fizike, ashtu edhe atë mendore. Katër vjetët e ardhshme do të ndërtojnë bazamentin tuaj jetësor dhe do t’ju përgatisin për të udhëhequr me sukses në fushëbeteja. Nga eprorët tuaj do të mësoni teknikat e luftimit dhe udhëheqjes që do të jenë të rëndësishme për misionet që do të kryeni,” shkroi Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin Rajonal të …