Terroristët e ISIS-it përgjakin Kabulin

Terroristët e ISIS-it përgjakin Kabulin

Një sulm i tmerrshëm terrorist ka përgjakur sot rrugët e Kabulit, i cili ka marrë jetën e të paktën 31 personave si dhe ka lënduar qindra të tjerë. Të dhënat për epilogun tragjik të këtij sulmi ende nuk janë përfundimtare, por mësohet se shpërthimi ka ndodhur në sheshin “Deh Mazang” ku mijëra njerëz nga minoriteti Hazara po marshonin për të kërkuar ndryshime në një rrugë të një linje të planifikuar të rrymës elektrike. Ata ishin të zemëruar se linja në fjalë po anashkalon zonat me popullatë hazarane. Përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e ka marrë menjëherë Shteti Islamik, i njohur si ISIS. Bazuar në njoftimet e medieve të huaja, dy luftëtarë të ISIS-it kanë shpërthyer eksplozivin e vendosur në brez gjatë demonstratës së shiitëve në Kabul të Afganistanit. Hazarët janë një pakicë shiite që flet persisht e që jeton në zona të ndryshme të Afganistanit.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …