KFOR-i e quan arrestim rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe

KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë intensifikuar patrullimet në veri të vendit

KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë intensifikuar patrullimet në veri të vendit, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Sipas një njoftimi të KFOR-it, patrullimet e përbashkëta synojnë të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tyre të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe për të mbrojtur të gjithë banorët e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të paanshme,” thuhet në njoftimin e KFOR-it. Po ashtu, është theksuar bashkëpunimi i ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit Eulex. Ky zhvillim vjen në prag të përvjetorit të sulmit në Banjskë, i cili përkujtohet sot.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …