Komisioni Evropian

Komisioni Evropian shtyn fillimin e mandatit të ri për 1 dhjetor të këtij viti

Kryetarja  e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, njoftoi se seancat dëgjimore për kandidatët për anëtarë të Komisionit Evropian do të zhvillohen nga 4 deri më 12 nëntor, duke bërë që fillimi i mandatit të ri të Komisionit të shtyhet. Ky vendim është marrë nga konferenca e presidentëve të grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian. Si rezultat, plani fillestar i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që mandati i dytë të fillojë më 1 nëntor, është bërë i pamundur. Data e re e mundshme për nisjen e mandatit të ri të Komisionit Evropian është 1 dhjetori i këtij, për aq kohë sa asnjë nga kandidatët nuk refuzohet nga komitetet përkatëse të Parlamentit Evropian.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …