Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk ka rrezik për luftë në Kosovë, pretendimet e tilla janë propagandë e Albin Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar kundër  deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës lidhur me mundësinë e një konflikti në vend. Ai e hodhi poshtë çdo pretendim për një luftë të afërt, duke theksuar se në Kosovë nuk ka kërcënim për luftë. Krasniqi përmendi se sulmi terrorist i fundit është një rast i veçantë dhe se akuzat e kryeministrit Albin Kurti për përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave janë thjesht një formë propagande. Ai kritikoi Kurtin, duke thënë se parat e pista në Kosovë lidhen me mafien energjetike dhe individë e qeveritarë të tjerë të përfshirë në skandale korruptive.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …