Besnik Tahiri, ka takuar dhe ka biseduar me konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Strasburg

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka takuar  dhe ka biseduar me konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg.  Aika shkruar se takimi  kishte për qëllim nxitjen e koordinimit tutje për të arritur rezultate në hapin përfundimtar drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Takimi rezultoi gjithashtu me disa këshilla të rëndësishme që duhen konsideruar me kujdes. E falënderova zonjën Gonzales për mbështetjen që Amerika i dha Kosovës dhe i kërkova të vazhdonte angazhimi i Amerikës në mbështetje të përpjekjeve tona për t’iu bashkuar Këshillin e Evropës. Miqësia jonë është e vërtetë dhe do të zgjasë përgjithmonë. Zoti mos na lashtë pa Amerikë”, është shprehur Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …