Kryetari Nura i ka ndarë ish ambasadorit Spahiu mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt

Të enjtën në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është organizuar orë letrare nga dy letrarët Avni Spahiu, ish ambasador i Kosovës në SHBA dhe Turqi, dhe Ibrahim Berisha, me ç’rast është realizuar edhe një bashkëbisedim letrar për veprat e autorëve respektivë.

Në këtë ngjarje kulturore kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura, pastaj dashamirë të artit e kulturës dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij, kryetari Nura, është shprehur mirënjohës ndaj ish-ambasadorit Spahiu, për kontributin e dhënë jo vetëm në letërsi, por edhe në përfaqësimin e Kosovës në diplomacinë e jashtme të vendit.

Për këtë kontribut, kryetari Nura i ka ndarë ish ambasadorit Spahiu mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Zv. kryetari Hasan Aliu, priti në takim aktorin dhe regjisorin Adem Kica

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim të …