leoni

Kryetari Nura priti në zyren e tij afaristin e suksesshëm në Gjermani, Haxhi Reci

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura, bashkë me drejtorët e Ekzekutivit, Rrezarta Hasani – Ibrahimi nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale dhe Kastriot Duraku nga Drejtoria e Arsimit, kanë mirëprit të premtën në takim afaristin e suksesshëm në Gjermani, Haxhi Reci, i cili ka ndarë bursa për nxënës dhe ka ndihmuar disa nxënës tjerë me libra dhe tekste shkollore, të cilët nuk kanë arritur ende të pajisjen me mjete shkollore.
Kryetari Nura është shprehur mirënjohës ndaj Recit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore të komunës së Skenderajt.
Afaristi Haxhi Reci ka ndihmuar edhe në të kaluarën vazhdimisht rastet me vështirësi ekonomike dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, dhe vlen të theksohet renovimi i disa shtëpive të familjeve si raste sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …